Jetojmë në një botë ku duket se yjet e cdo fushe janë të destinuar të njihen me njëri-tjetrin.
Udhëtimet e yllit të Barcelonës, Neymar, në SHBA e kanë bashkuar me emra si Lewis Hamilton dhe Justin Bieber me të cilët është lidhur shumë, por ato nuk ishin të parët dhe natyrisht as të fundit. Radhën këtë herë e kishte kampionia e tenisit për femra, bukuroshja Serena Williams e cila u argëtua me futbollistin brazilian në një pool party në Las Vegas. Dhe sigurisht që një moment i tillë nuk mund të shkonte dëm pa u postuar në Instagram. Duhet thënë se të dy yjet e sportit dukeshin shumë mirë në kostumet e tyre të banjos, dhe nuk ishin të vetmit. Neymarit dhe Serenas iu bashkuan dhe këngëtaret Kelly Rowland dhe Ciara për një festë të vërtetë all star.