INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas HIT-eve dhe baladave për dashurinë, këngëtari i njohur shqiptar jep dorëheqjen nga muzika

Pas HIT-eve dhe baladave për dashurinë, këngëtari i njohur shqiptar jep dorëheqjen nga muzika

Publikuar më: 18:17 11-03-2019

Duket se artisti i mirënjohur nga Kosova Skerdi Ago ka marrë një vendim drastik përsa i përket karierrës së tij.

Pas shumë hiteve dhe baladave që i ka kushtuar dashurisë, duket se ai kërkon të marrë një moment qetësie, për tu kthyer më energjik se kurrë.

Pasi fshiu të gjitha postimet e vjetra në profil, ai publikoi një foto të tijën ku jepte lajmin e trishtë për fansat dhe falenderonte publikisht bashkëpunëtorët e tij.

“Muzika – Gjëja që kam dashur që në fëmijëri. Kam sakrifikuar shumë për të, madje kam qëndruar larg familjes për të arritur ëndrrën time, pa e ditur nëse do mund ta realizoja. Megjithatë, mendoj që kam arritur në një pikë që kam dashur, të paktën deri sot, duke ju falenderuar të gjithë bashkëpunëtoreve të mi, atyre që më hapën shumë rruge dhe besuan në mua. Sot, kam zgjedhur të vazhdoj vetëm dhe ta kompletoj ëndrrën time, deri në fund. Nuk jam shprehur kurrë kaq drejtpërdrejt por tani i erdhi koha. Do pauzoj për pak kohë në mënyrë që të jem shumë energjik atëherë kur rikthehem. Do shihemi shumë shpejt me projekte dhe gjëra të reja, atëherë kur është momenti im. Falenderoj secilin nga ju që më keni dhënë mbështetje dhe forcë për të mos u dorëzuar pavarësisht vështirësive që ka ky profesion. Ju dua dhe vazhdoni të qëndroni me mua. I juaji SKERDI!"- shkruante këngëtari në postim.

1-25.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887