Luar Arani është bërë e njohur me bashkëpunimin e saj me Flori Mumajesin disa vite më parë te singëlli, “Gjithmonë” por së fundmi ajo u rikthye me këngën “Si dje”. Një këngë e punuar nga Cricket Beats, por siç duket këngëtarja e njohur nuk do të ndalet. Ajo pritet të sjellë disa projekte të reja, në të cilat do ketë edhe bashkëpunime dhe po punohen nga Cricket Beats.
Një nga to është menduar të bëhet me një nga këngëtarët më në zë të muzikës Pop në Kosovë, por emri i të cilit po mbahet i rezervuar për publikun deri në momentin kur gjithçka është gati. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim!