INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas humbjen së Clinton hiqet edhe busti i saj në Sarandë, Bashkia shpjegon arsyen e vërtetë [FOTO]

Pas humbjen së Clinton hiqet edhe busti i saj në Sarandë, Bashkia shpjegon arsyen e vërtetë [FOTO]

Publikuar më: 15:31 11-02-2017

Në qershor 2016 Bashkia e Sarandës vendosi  në bulevardin qëndror të qytetit, bustin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, njëherazi ish-kandidate për Presidente të SHBA-ve.

Por busti i saj është hequr pa mbushur vitin.

Shumë qytetarë nga Saranda kanë shkruar në adresën e “BalkanWeb” se ky gjest ka lidhje me fitoren e Donald Trump në garën presidenciale në SHBA. Por burime zyrtare nga Bashkia e Sarandës, që nuk kanë preferuar të identifikohen, i kanë hedhur poshtë këto pretendime duke pohuar  se heqja e bustit ka lidhje me risistemimin e lulishtes së qytetit. Por pa dhënë informacione nëse ky bust do të vendoset sërish, do zhvendoset diku tjetërs apo do të largohet përfundimisht.

Në qershor 2016, në ceremoninë e vendosjes, krybashkiakaja e Sarandës Floriana Koka u shpreh se busti i Hillary Clinton i bën nder qytetit, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë.

“Ne jemi të bindur se busti i Hillary Clinton, si figurë emblematike e politikës dhe diplomacisë amerikane, me kontribute të drejtpërdrejta edhe për popullin shqiptar, i bën nder Sarandës, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë”, – tha gjatë ceremonisë kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.

Clinton-bust-550x367.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666