INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas humbjes mesazhi i parë i Lulzim Bashës i drejtohet....

Pas humbjes mesazhi i parë i Lulzim Bashës i drejtohet....

Publikuar më: 13:03 26-06-2017

Rreth orës 14:00 ka qenë reagimi i parë i Lulzim Bashës, teksa partia që ai drejton siguronte 43 mandate. Në fakt mesazhi i kreut të selisë blu ju është drejtuar komisionerëve të PD. Basha mbështet komisionerëve teksa ju kërkon që të garantojë dhe të ruajnë çdo votë të dhënë nga demokratët.
Mesazhi i Lulzim Bashës:
“Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve. Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund. Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. Lulzim Basha”.

Article Logic
Execution time: 0.0042779445648193