Këngëtarja me famë botërore humbi bashkëshortin në vitin 2016 pas një beteje të gjatë dhe të ashpër me kancerin.
Celine Dion “Puna kryesore e ditës sime është momenti që të kaloj me fëmijët”, thotë 50-vjeçarja
Ajo ka rimarrë veten pothuajse plotësisht pas vdekjes së bashkëshortit, René Angelil.
Këngëtarja gjeti fuqi te djemtë dhe muzika. Kur nuk ka koncerte, artistja kalon kohën me tre djemtë. Ata janë arsyeja e çdo buzëqeshje të saj.
Celine ka treguar në një intervistë se si po rriten binjakët dhe si po ia del me faktin që ata janë fizikisht të njëjtë, por kanë karaktere të ndryshme.
“Edhe pse binjakët janë shumë të ndryshëm, nëse njërit i pëlqen një bluzë, tjetri zgjedh veshje krejtësisht të ndryshme. Ata duan të jenë unik dhe këto gjëra të vogla janë të rëndësishme për zhvillimin e tyre mendor”, tha ajo.
Këngëtarja e famshme kohët e fundit krijoi një linjë veshjesh për fëmijët pa dallime seksi, por rrobat janë universale për djemtë dhe vajzat./intv.al/