Lajme jo të mira për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi. Në prag të miqësores me Luksemburgun, trajneri, pas Elseid Hysaj-t nuk do të ketë në dispozicion as shërbimet e Mërgim Mavrajt.
Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje muskulare, dhe në këtë mënyrë nuk mund të luajë nesër në miqësoren e dytë të Kuqezinjve.
Siç mësohet, Mavraj do të bëjë një rezonancë magnetike në Luksemburg për të parë shkallën e dëmtimit dhe për të përcaktuar kohën e riaftësimit.
Kështu De Biasi do të ndryshojë pothuajse gjithçka në formacionin që do të përdorë ditën e nesërme në “Josy Barthel”.
Përkrahë Lorik Canës, 59-vjeçari do te aktivizojë lojtarin e Sassuolos Arlind Ajeti.