INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ikjes së Adelajdës, Klea Huta ka një mesazh për të gjithë ju [FOTO]

Pas ikjes së Adelajdës, Klea Huta ka një mesazh për të gjithë ju [FOTO]

Publikuar më: 14:13 01-11-2017

Vdekja e gazetares së njohur Adelajda Xhamani, i preku të gjithë.

Përveç kësaj, i bëri ta duan më shumë veten dhe jetën e tyre. Të reflektojnë dhe të dalin në përfudimin se duhet vlerësuar çdo minutë e jetuar. Një mesazh të tillë përcjell edhe aktorja Klea Huta e cila duke marrë shkas nga ajo që i ndodhi gazetares, shkruan këto fjalë:

“Më shumë se kaq nuk do ma kishe lexuar mendjen... Dhurojini ndjenjat , ç’lirojini , mos i mbytni , mos i ndrydhni , e nëse zhgënjeheni , punë e madhe , mos u shqetëso për pak do jetë. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë.  Çfarë vlen më shumë në botë se një zemër mbushur plot.  Dhe për sa kohë do e harrojmë faktin që nuk jemi “të përjetshëm”  Dhe sikur ta dinim ditën dhe orën e “ikjes” prapë njejtë duhet të vepronim.  Duaje Zotin që të fali jetën dhe t’i jesh mirënjohës për çdo ditë që të fal. Duaji ata më të cilët e jeton jetën. Duaje familjen tënde mbi gjithçka. Kur të ikim nga kjo botë nuk do mund t’i lexojmë dot statuset dhe elozhet drejtuar ëngjëjve të parajsës me sytë e përlotur nga qielli. Zbuteni zëmerimin ,thotë Shekspiri,nuk na hyn në punë krenaria”. 

vhnjcgjg.png

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207