Java që lamë pas ka qenë një javë e tensionuar për Luana Vjollcën!
Një fans i identifikuar si Besmir Lila, e ka përndjekur prej tetë muajsh dhe ndjekja e tij kulmoi para disa ditësh, pasi ai pati një përplasje fizike me të dashurin e Luanës, Kreshnik Çoçaj. Lila është arrestuar tashmë, ndërkohë që çështja i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe çdo ditë e më shumë dalin detaje të reja. Megjithatë, gjatë gjithë ngjarjes Luana ka qëndruar në heshtje, deri sa më në fund reagon për herë të parë.
Prezantuesja e “Pa Limit” ka publikuar një status në Instagram, nëpërmjet të cilit ka uruar të gjithë fansat për Pashkët, por nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo koment për ngjarjen me 32 vjeçarin nga Lundra.