Duket se dalja televizive ka qënë e mirëmenduar nga Marjan Rroku. Vetëm dy ditë pas intervistës me Ardit Gjebrea, mësohet se Rroku kërkon që dënimin e tij mos ta kryejë në një burg të sigurisë së lartë por në një burg të zakonshmë. Kërkesa ish agjentit të SHISH, Marjan Rroku është dorëzuar në Gjykatën e Apelit, në kohën kur ai kishte dhënë intervistën për Gjebrean, ku ka pranuar se ka qënë ai vrasësi i nënë e bijë 15 vite më parë pranë pallatit të shportit Asllan Rusi në Tiranë.
Si u njoh Marjan Rroku me Alda Canaj???
Marjan Rroku në vitin 1999 filloi punë në Drejtorinë Qëndrore të Shërbimit Informativ Kombëtar si oficer. Gjatë kësaj periudhe, ai bashkë me dy punonjës të SHIK janë njohur me një grup vajzash studente që banonin në godinat e Qytetit Studenti.
Ndër këto vajza kanë qenë motrat Ornela dhe Alda Canaj. Fillimisht personat e mësipërm kanë ndenjur bashkë nëpër lokale dhe më pas i pandehuri filloi të shoqërohej veçmas me viktimën Alda Canaj, e cila ishte nxënëse e shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja ‘Asim Vokshi’.
Pas kthimit nga pushimet verore të sezonit 1999-2000 ndërmjet të pandehurit Marjan dhe viktimës Alda u krijuar një miqësi e ngushtë. Por pas kësaj miqësie, i pandehuri Rroku ka filluar të shfaqë shenja të theksuara xhelozie ndaj viktimës Alda dhe në muajin Nëntor ai e ka rrahur viktimën, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Një fakt i tillë është denoncuar edhe në polici, thotë motra e Aldës, Ornela Canaj në një status të publikuar në facebook. Më pas Alda ka kërkuar që kjo miqësi të shkëputej, dhe për këtë qëllim i ka dërguar një letër Marjan Rrokut. Kjo nuk është pranuar si duket nga Rroku, ku menjëherë ka shkuar në zonën ku banonte familja Canaj, ku është takuar me Mbarime dhe Alda Canaj. Ky ka qënë momenti tragjik, ku Marjan Rroku ka qëlluar për vdekje nënë e bijë me armën që ai mbate nga SHISH.