Italia është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, po një situatë e ngjashme klimaterike parashikohet do të përfshijë edhe Shqipërinë. Mësohet se vendi ynë do të përfshihet nga reshje në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa qarku i Gjirokastrës pritet të ketë shi me intensitet dhe më të lartë.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se për sa i përket temperaturave ato do të jenë të larta deri në 21 gradë në zonat bregdetare dhe në të ultat 25.
Të martën në një pjesë të qarqeve priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në të tjerat priten mesatare deri dhe intensive. Në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të shoqërohen me rrufe dhe erë momentale të fortë më të mundshme në zonat malore.