Ju bëri të qeshni rrëzimi në skenë i Justin Bieber para disa ditësh?
Tani është rradha e Selena Gomez, dhe duket sikur po na tregonte se çdo gjë që bën Justin, ajo e bën më mirë...Incidenti i saj ndodhi gjatë përformancës së këngës “Kill Em With Kidness”, ku këngëtarja 23 vjeçarje humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Zakonisht të gjithë përformuesit, kur rrëzohen mundohen të ngrihen menjëherë për të mos bërë figurë të keqe. Bën përjashtin Selena. Çfarë bën ajo? Ulet aty, duke qeshur u thotë fansave se ky është rrëzimi i saj i parë gjatë turit “Revival”. Pasi bëri një pushim të shkurtër, u ngrit për të përfunduar këngën e saj.
Ky tur muzikor i Selena-s i ka pasur të gjitha, biseda ne Facetime me fansin, lançimi i këngës “Kill Em With Kidness”, rrëzimi në skenë, çfarë do të jetë e rradhës?!