INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas kafes...publikohen 19 pikat e etikës për policinë. Sandër Lleshi: ‘Jo më barkderra’ [FOTO]

Pas kafes...publikohen 19 pikat e etikës për policinë. Sandër Lleshi: ‘Jo më barkderra’ [FOTO]

Publikuar më: 14:16 09-11-2018

Sandër Lleshi ka shkuar me mendime të qarta në Ministrinë e Brendshme. Dy ditë më parë në media qarkulloj vendimi i ZV Ministrit, i cili ndalonte çdo punonjës të konsumonte kafe në orarin zyrtar të punës. Por sot në media qarkullon lista urdhëruese me 19 pika për etikën e punonjësve të Policisë së Shtetit. 

Numri dy i komanduar në Ministrinë e Brendshme ka miratuar një urdhëresë me 19 pika për etikën e punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila mban firmën e zv/drejtorit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu.
“Policët mbipeshë dhe me bark nuk do kryejnë shërbim në vende të dukshme”.
Ky është urdhri më i fundit i zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi,. Numri dy i komanduar në Ministrinë e Brendshme ka miratuar një urdhëresë me 19 pika për etikën e punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila mban firmën e zv/drejtorit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu.

Por ajo që bie në sy është pika 8 e urdhëresës ku thuhet se punonjësit e policisë në mbipeshë të cilët në dokument quhen "barkdërra" do bëjnë shërbim vetëm në vende të padukshme, kjo për të mbajtur larg syrit të opinionit publik, paraqitjen jo estetike të tyre.
Në tërësinë e tyre, detyrat lidhen me etikën e punonjësit të policisë nga paraqitja e jashtme, uniforma e rregullt, por edhe për rritjen e efiçencës në kryerjen e detyrës me efikasitet siç është parandalimi i ngjarjeve kriminale. Vëmendje i kushtohet zonës së bllokut ku pas ngjarjes së fundit kriminale, policia ka rritur dukshëm prezencën e saj.

 

letra_per_bark_derrat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032551288604736