Sokol Balla ka marrë ditën e djeshme pozicionin e ri si drejtor ekzekutiv në televizionin "Vizion plus". Burime të "IMAlbania.com" bëjnë me dije se ditën e djeshme,
Balla është prezantuar nga drejtuesit e këtij televizioni si drejtori i ri ekzekutiv.
Balla do të nisë njëkohësisht në "Vizion plus" edhe një program politik me debat në studio, emri i të cilit ende nuk është caktuar.
Mësohet se programi i ri i Sokol Ballës do të transmetohet ditën e hënë dhe të enjte në orarin e prime time në orën 21.00.