INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Pas kamerave më puthte'/ Videoja e Arjonit sjell reagime në studio! Sindi: 'Nuk mendoj që po gënjen'

'Pas kamerave më puthte'/ Videoja e Arjonit sjell reagime në studio! Sindi: 'Nuk mendoj që po gënjen'

Publikuar më: 19:24 14-12-2020

Pas publikimit të fotografisë intime nga shtrati, ku gjendej i shtrirë me Anën, Arjoni publikoi një video në italisht, ku u shpreh se bëri gabim që u dashurua me të dhe se dikur besonte te lotët e saj, por tani nuk u beson më.

E transmetuar në puntatën e sotme, videoja në fjalë solli reagime të shumta te djemtë dhe vajzat në studio.

Mevlani: S’dimë si ta gjykojmë këtë histori, ishte çështje dashurie.

Melisa: Çfarëdolloj ndjenje të ketë patur ai, nuk ka justifikim ajo që bëri (publikimi i fotografisë).

Andi: Arjoni ka qenë i mërzitur në prapaskenë, ndoshta ai thotë të vertetën, si gjest nuk i falet.

Fatjoni: Kam mbrojtur fenomenin, s’kam mbrojtur Anën. Mendoj që Arjoni këtë po e bën sepse është në gjyq për momentin, po ta duash një person kurrsesi nuk mund ta bësh atë gjë.

Tea: S’di në duhet ta besoj apo jo, qofshin të vërteta apo jo, më është dhimbsur shumë. Ka qenë i mërzitur në prapaskenë, ndonëse kemi patur grindjet tona, i jam afruar e kam pyetur se si ndihet. Ndoshta ka qenë kjo arsyeja.

Fatjoni: Po të kishte rënë në dashuri, nuk do ishte dalë me vajza të tjera të thoshte, pjesa më e bukur e një karakteri është gjoksi (i referohet një takimi të Arjonit me një nga vajzat e “Për’Puthen”). Arjoni që kur filloi të dilte me Anën ndryshoi me mua.

Mevlani: Tregohet qartë që çdo fjali që thotë janë fjalë deri diku të vërteta, 90%.

Ana: Nuk e di se çfarë të besoj.

Sindi: Nuk mendoj që Arjoni po gënjen. Nëse ai po e shantazhonte, pse nuk u morën masa?

Article Logic
Execution time: 0.0049448013305664