Pas shumë rikthimeve të emrave të njohur të muzikës në vend dhe njëkohësisht prezantuesit Adi Krasta, ka patur shumë komente lidhur me Festivalin e RTSH-së. Një nga ngjarjet më të përfolura në media ishte edhe “censurimi” i këngës së Kastro Zizos, i cili reagoi ashpër kundër festivalit, ndaj të cilit lëshoi deklarata të forta.
Por siç duket, Kastro nuk qënka i vetmi i zhgënjyer nga ky festival. Një ndër ta është edhe Ylli Limani, i cili ishte një ndër konkurrentët e vitit të kaluar. I pyetur nga “Thumb” përse ka zgjedhur që të mos marrë pjesë edhe këtë vit, Ylli është shprehur se nuk i ka lënë një shije aspak të mirë.Madje ai ka deklaruar se nuk do të marrë më kurrë pjesë në Festivalin e RTSH-së.“Nuk do marrë më kurrë pjesë. Nuk më ka lënë një shije të mirë” u shpreh Ylli.