Pasi Katy Perry i la të gjithë pa fjalë me “inkurajimin” e saj tejet të vecantë që i dha të gjithë votuesve amerikanë që ta shkundin votën, ishte radha e motrës së madhe Jenner që të merrte situatën në dorë.
Ose më mirë të themi në trup, pasi bukuroshja 20 vjecare zgjodhi një metodë të ngjashme me yllin e muzikës pop. Megjithëse Kendall nuk doli e gjitha lakuriq duke kërcyer dhe shkundur hiret e saj, ajo përsëri e bëri të sajën. Supermodelja amerikane u shfaq shumë provokuese me një bluze të shkurtër dhe një mesazh në dorë “Regjistrohuni për të Votuar”, por kjo nuk ishte e gjitha. Më vonë ajo tregoi se veshja e saj ishte edhe më e nxehtë se sa u duk fillimisht, në një postim karakteristik në Snapchat. Ajo e tregoi bluzën e saj nga poshtë, dhe tregoi jo vetëm që nuk kishte veshur recipeta, por nxorri edhe hiret e për sytë e gjithë publikut me mbishkrimin “gjoksi i poshtë i zbuluar është një gjë e imja”. Nuk e kundërshtojmë dot.