Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi, pas daljes nga reality show ka dhënë intervista të ndryshme. Së fundmi madje gjatë një interviste, nuk ka ngurruar që të publikojë edhe mesazhet me dy konkurrentet e emisionin. E dini me kë? Antonelën dhe Sindin.
Teksa ishte i ftuar në “Glamour Zone”, Loco pranoi të bëhej pjesë e një sfide të Ester, e cila i kërkoi të publikonte mesazhet e fundit me Antonelën dhe me Sindin.
Elvisi u kërkoi falje publike vajzave që po publikonte këto mesazhe. Ai tregoi se bisedoi për herë të fundit me Antonelën pasi doli nga emisionin sepse e kishte kërcënuar dikush që pretendonte se ishte familjar i saj.
Por pas sqarimit, rezultoi se nuk ishte e vërtetë.
Ndërsa biseda e fundit me Sindin ishte për një “giveaway” që ajo i kishte kërkuar që ta reklamonte në rrjetet e tij sociale.