Mozzik dhe Getinjo janë dy reperë shumë të suksesshëm në botën e muzikës, të cilët nuk po reshtin së lancuari këngë të reja.
Vëllezërit e vlerësojnë shumë të gjithë punën e Unikkatil që ka bërë këto vite në botën e muzikës.
Muajin e kaluar Unikkatil u kthye në Kosovë për të mbajtur koncertin e parë pas shumë viteve dhe që nga ai moment debatet nuk kanë të ndalur.
Pas problemeve që pati me reperin nga Gjilani D.U.D.A, ka të tjerë artistë që e vlerësojnë veprimtarinë e Unikkatilit dhe ata janë Mozzik dhe Getinjo.
Ditën e djeshme dyshja mbajtën koncertin e tyre të radhës dhe në një moment gjatë performancës Getinjo ndaloi dhe filloi të shprehte admirimin e tij për ikonën e repit shqiptar duke thënë:
“Do vazhdojmë ta dëgjojmë Unikkatilin deri sa të frymojë”, por si do ta presë D.U.D.A këtë gjë, cili do jetë reagimi i tij?! Epo kjo gjë mbetet për tu parë në vijim.