INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas kësaj, do të mendoheni dy herë para se të laheni në pishinën e një hoteli

Pas kësaj, do të mendoheni dy herë para se të laheni në pishinën e një hoteli

Publikuar më: 19:36 16-06-2018

Pas analizave të bëra, janë gjurmuar mijëra sëmundje në psihinat publike të cilat kanë rezultuar të ndotura. E njëjta situatë ëhstë vërejtur edhe në SPA, parqet me ujë etj. Pishinat e hoteleve janë bollëku i diarresë dhe i baktereve.

Party-t dhe qetësia e kaluar në pishina gjatë verës prishen nga ujii tyre i mbushur me papastërti.

Mijëra njerëz janë sëmurë nga uji i ndotur me baktere ose parazitë nga diarretë e njerëzve të tjerë, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin e Vdekshmërisë.

Midis vitit 2000 dhe 2014, CDC zbuloi se më shumë se 27,000 njerëz u sëmurën nga uji rekreativ dhe tetë vetë vdiqën. Shumica e ‘shpërthimeve’ të sëmundjes ndodhën në hotele, duke përfshirë pishinat e tyre dhe spa, por parqet e ujit gjithashtu janë të rrezikshme.

Cryptosporidium - një parazit që shkakton diarre që përhapet duke konsumuar ujin e kontaminuar me plagë ,  ishte përgjegjës për 58 për qind të përhapjes. Kjo do të thotë se:

Njerëzit me diarre po përdorin pishina publike.

Objektet nuk i mbajnë ujërat e tyre të pastra. Dhe mbajtja e tyre pastër nuk nënkupton thejshtë hedhjen e klorit.

Cryptosporidium mund të jetojë për më shumë se shtatë ditë nën nivelin e saj të rekomanduar të klorit, që do të thotë se duhen sasi të mëdha klori  për të zhdukur parazitin.

Por kjo nuk është e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësoheni.

U gjendën edhe  dy baktere në ujërat publike: Legionella, dhe Pseudomonas, e cila shkakton infeksione të veshëve dhe skuqje. Megjithatë, këto dy ishin përgjegjëse për më përhapje.

A nënkupton kjo se gjatë pushimeve të verës duhet të jeni më të kufizuar? JO, por duhet të merrni masa paraprake.

Pra duhanpirësit dhe ata me sistem të dobët imunitar - duhet të shmangin ujin e ngrohtë të pishinave , pasi është burimi më të zakonshëm i infeksionit. Ju gjithashtu mund të pyesni hotelin tuaj për të parë rezultatin e inspektimit të pishinës.

Edhe pse nuk është e lehtë, përpiquni që të mos gëlltisni asnjë pikë ujë kur notoni. Por më e rëndësishmja: "Mos  notoni ose mos lejoni fëmijët tuaj të notojnë nëse janë të sëmurë me diarre".

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439