Ajo shpesh komplimentohet për paraqitjen, për të mos thënë se shpesh cilësohet si një ndër vajzat shqiptare më me stil.
Ndoshta shumë nga ju e kuptuan për kë bëhet fjalë. Jonida Maliqi shpesh bëhet edhe fokusi i revistave të modës, si vajza më paraqitjen më ‘IN’. Dhe duke qenë se ajo është gjithnjë një hap para me idetë e modës, na tregoi edhe ndryshimin e fundit që ka bërë në look. Përmes disa videove të postuara në Instastorie Jonida na ka treguar flokët. Modeli dhe ngjyra e re bionde e bëjnë të duket shumë trendy. Kishte ardhur momenti për një ndryshim të tillë.