Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i është përgjigjur kreut të Koresë Veriore, Kim Jong, pas kërcënimit të këtij të fundit se ka “butonin atomik” në tavolinën e tij, duke i thënë se Amerika e ka butonin atomik më të madh dhe më të fortë.
“A mundet dikush prej regjimit të tij të shterur ta informojë se unë kam butonin atomik, që është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se ai në dorën e tij”, tha Trump.
Presidenti i SHBA ka folur edhe për vendimin e Jong për të biseduar me Korenë e Jugut. "Ndoshta ky është një lajm i mirë, ndoshta jo, ne do të shohim”, u shpreh Trump.