Arbenita Ismajli është një nga modelet më të reja në botën e showbizzit shqiptar dhe një ndër më të preferuarat e publikut. Emri i saj bë kryesisht i famshëm që pas daljes publike si e dashura e reperit Fero. Bukuroshja shqiptare bie në sy për trupin e saj të bukur, ngjyrë çokollatë, si dhe tiparet e veçanta. Ajo shfaqet vazhdimisht natyrale, ndërkohë që merr pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj në Instagram.
Arbenita sigurisht që është një modele shumë e suksesshme dhe bashkëpunon me firma të njohura të veshjeve nëpër botë e për këtë mjafton të kujtojmë problemin që ndodhi me Kim Kardashian, fustanin e së cilës e veshi Arbenita, por në emër të një firme veshjesh.
Pasi veshi të njejtin fustan me Kim Kardashian, tani Arbenita ka veshur të njejtin fustan me Kylie Jenner, vetëm se ndryshon ngjyra dhe kushton 13.5 pound britanikë.
Fotokolazhin e ka publikuar një faqe e fansave të Kylie Jenner dhe modelja shqiptare e ka ripostuar në instagramin e saj, por cila duket më seksi? Këtë vendoseni ju!