Familja më e përfolur e momentit nuk rresht së na suprizuari.
Kësaj here është motra e madhe e Kim-it, Khloe Kardashian që pohon se ka bërë një sex tape me ish bashkëshortin e saj, Lamar Odom. Edhe pse ata të dy nuk janë ligjërisht të divorcuar, i kanë dhënë fund martesës së tyre prej disa kohësh. Gjatë periudhës që ishin ende bashkë, jeta e tyre seksuale është dokumentuar në serialin Keeping Up With the Kardashians, teksa Khloe dhe Lamar bënin dashuri në një vaskë. Ndërkohë që motra e saj, Kim Kardashian, u bë e famshme per sex tape-in e saj, Khloe konfirmoi se edhe ajo kishte një të tillë, por ende nuk është bërë publike. Të paktën Khloe e ka siguruar në kasafortën e saj, po Kim si do jua shpjegojë fëmijëve të saj kur ta pyesin?