INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas kokës së prerë gjenden dhe pjesë të trupit në Vlorë

Pas kokës së prerë gjenden dhe pjesë të trupit në Vlorë

Publikuar më: 10:49 26-01-2017

Pas kafkës tashmë gjendet dhe një tjetër pjesë e trupit të një njeriu. Banorët e Karbunarës, kanë lajmëruar se kanë gjetur dhe pjese skeleti nga trupi, përkatësisht të gjymtyrëve të poshtëm. Një ditë më parë koka e dekompozuar, e gjetur në një zonë pyjore në fshatin Karbunar të Vlorës, është e dëmtuar, çka rrit mundësinë se kemi të bëjmë më një vrasje. Ndërkohë sipas policisë së Vlorës, kafka që dyshohet se prej rreth 3 muajsh ndodhej e hedhur në pyll, mund të jetë shkëputur nga trupi nga goditjet me mjet të madh prerës, ndërsa nuk përjashtohet vrasja fillimisht me armë zjarri.
Saimir Hoxha, banori i zonës që njoftoi policinë pasi gjeti kokën e dekompozuar, thotë se ishte pa flokë dhe kushdo që e ka lënë aty nuk ka pasur qëllim për ta groposur.
Policia e Vlorës saktëson se kafka është nisur në tiranë, për t’iu nënshtruar analizës së ADN nga mjekësia ligjore. Nga kjo e fundit do të mund të përcaktohet identiteti i viktimës

Article Logic
Execution time: 0.0049140453338623