Këngëtari John Shahu mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në emisionin Xing me Ermalin", ku foli për karrierën dhe për jetën personale.
John tregoi një moment të sikletshëm që kishte kaluar pas një koncerti në Durrës, pasi në prapaskenë një vajzë i kishte kërkuar që të dilnin për kafe.
"Isha në një koncert me Elvanën në Durrës këtë verë. Në prapaskenë fansat kërkuan të bënin foto me mua. Hajde i thashë unë. Në fund fare një vajzë më tha 'Do dalim diku bashkë?'. Po i thashë unë, ja të shkoj të marr biçikletën", tregoi John.
Por sapo këngëtari u largua për të marrë biçikletën, fansja e la këngëtarin dhe iku.
"Sa vajta mora biçikletën, ajo kishte ikur. Aty e kuptova që duhet të ndërroj biçikletë, tha John.