INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas konferencës së reperes, 52-vjeçarja zviceriane përgjigjet e tronditur: ‘’Loredana mashtron...më ka terrorizuar’’

Pas konferencës së reperes, 52-vjeçarja zviceriane përgjigjet e tronditur: ‘’Loredana mashtron...më ka terrorizuar’’

Publikuar më: 16:26 10-05-2019

Loredana Zefi ka folur në konferencën për shtyp për akuzat që rëndojnë mbi të rreth mashtrimit dhe zhvatjes së parave.

Ajo shpjegoi për gazetarët se të gjitha pagesat nga zonja Petra ishin bërë në mënyrë vullnetare dhe mbi të nuk ka pasur kërcënime apo rreziqe.

Zonja Petra menjëherë pas konferencës ka folur për median zviceriane “20 Minuten”.

“Duket sikur është komplet në rregull me paratë e mia, ndërsa unë jam në parajsë. ”

Teksa shihte qeshjen superiore të Loredanës në konferencë, Petra nuk e ka mbajtur dot veten: “Ajo është bërë komplet ç’njerëzore”.

Sipas denoncueses Loredana ka thënë gënjeshtra përsëri, pasi pagesat nuk janë bërë vullnetarisht: “Ajo më terrorizoi mua dhe bashkëshortin tim, na ka bërë presion në telefon”.

“20 Minuten” raporton më tej se çifti zvicerian është komplet në shok që gjykata e ka lejuar reperen të udhëtojë jashtë shtetit. Ata tashmë shpresojnë që çifti Loredana – Mozzik të kthehet në Zvicër dhe t’i kthejnë atyre paratë.

Loredana i ka mohuar të gjitha akzuat duke thënë se drejtësia do ta zgjidhë këtë çështje deri në fund. Ajo më tej është larguar pasi i tha gazetarëve se duhej të regjistronte videoklipin e saj më të ri dhe ishte tepër vonë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877