Një 34 vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 30 vjeçar mëngjesin e kësaj të marte. Sipas të dhënave të para të uniformave blu mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në rrugën “Andi Dervishi”, pas një konflikti, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A. K.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vetëm 15 minuta pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në flagrancë të autorit të kësaj vepre, Eduart Kollcaku, 34 vjeç. Në cilësinë e provës materiale, këtij shtetasi iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “TT”, model 56, me një krehër dhe 3 fishekë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes