Reagimi i Mustafa Nanos për veshjen dhe ekstravagancën e Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit, mori përhapje të gjerë në media.
Por ndërkohë që Bora qëndroi indiferente, Ilda e bëri publike replikën e saj. E si duket në anën e moderatores është edhe vajza seksi Rashel Kolaneci. Kjo e fundit ka mbështetur shkrimin e gazetarit Bledi Mane i cili në një shkrim thumbon rëndë Mustafa Nanon: Më mirë gjoksi natyral i Ilda Bejlerit sesa ferexheja hipokrite e nuses së djalit të Mustafa Nanos‘. Për të treguar se është dakord me mendimin e tij, Rashel e riposton shkrimin e krah tij shkruan: "Lexoni me vëmendje penën autentike në përmbajtje dhe stilistikë të Bledi Manes që mbështet kolegen e vet me 'lakuriqësinë' e së vërtetës dhe çiltërsisë.