INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Kristi Pinderit, Jul Deda “përplaset” edhe me përfaqësuesen tjetër të LGBT, Xhenin [FOTO]

Pas Kristi Pinderit, Jul Deda “përplaset” edhe me përfaqësuesen tjetër të LGBT, Xhenin [FOTO]

Publikuar më: 18:16 15-05-2017

Julian Deda e ka shprehur hapur “inatin” ndaj tyre dhe dihet që ata kanë një konflikt të hapur.

Aktori i famshëm i humorit dhe përfaqësuesja e LGBT Xheni Karaj kanë nisur një debat të ashpër mes tyre edhe në rrjetet sociale.

Këtë “sherr” e ka nisur Juli i clili ka shkruar, “U merzita shume. Sapo me shau Kristi Pinderi (per ata qe nuk e njohin, eshte ai tipi qe na thote se eshte me mire te martohemi burre me burre).

Sipas tij une jam ai, qe e bej ate te kuptoje diferencen mes "budallallekut dhe seriozitetit". Pra, une qe dua te promovoj dhe ta mbroj familjen tradicionale, qe shyqyr qe e kemi, une qenkam budallai. Pra sipas Kristucit, te gjithe ne qe rrjedhim dhe krijojme familje tradicionale, qenkemi budallenj.

Degjo pak Kristuc! E vetmja gje, per te cilen sherbej une ne kete debat, eshte qe ti te kuptosh diferencen mes "buRRit dhe buRit".  P.s. Puç puç dhe te fala Xhenit....”.

Menjëherë ka reaguar Xheni e cila e ka shpërndarë statusin e aktorit teksa e ironizon, “Julkë, sybukur ç’ke ti se të fton lalka për një birrë dhe flasim për familjen tradicionale si burri me burrin. Meqë Kristi të komplekson dhe të kërcënon burrërinë, e lemë në shtëpi!”.

Në fund e ka mbyllur Juli me komentin e tij duke shkruar, “Patjetër Xheni Karaj. Kur të duash…por kam frikë se do ndërrosh mendje dhe do i kthehesh normalitetit!”.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833