INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas kritikave për performancën e dobët në koncertin e Noizy-t, Stresi ka diçka për të thënë: Lehni si qeni...

Pas kritikave për performancën e dobët në koncertin e Noizy-t, Stresi ka diçka për të thënë: Lehni si qeni...

Publikuar më: 16:33 05-08-2023

I ftuar në koncertin e Noizy-t më 4 gusht në sheshin “Nënë Tereza” ishte edhe shoku i tij tashmë, Stresi. Teksa të gjithë prisnin një performancë të zjarrtë nga dy reperat, gjërat nuk shkuan vaj. Kjo pasi një problem teknik ia vështirësoi punën Stresit, duke bërë që performanca e tij mos të përshtatej me muzikën.

Kaq mjaftoi dhe shpërthyen kritikat ndaj tij ne rrjet.

Së fundmi si përgjigje ndaj gojëve të liga, Stresi ka publikuar një video nga prapaskena ku shihet duke rregulluar mikrofonin dhe kufjet. Që në përgatitje vihet re se ka patur diçka që nuk shkon.

“Tani, lehni si qenë, o ziliqarë. Por, nuk ka problem. Ju vazhdoni flisni, unë kam disa punë të tjera.”-shkruan ai duke e shoqëruar e me emojin e parave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0017900466918945