Mesa duket problemet mes tyre janë zgjidhur dhe një lajm i mirë vjen nga çifti i njohur Kahraman dhe Feyza Aktan.
Ata jo vetëm që kanë vendosur që të ribashkohen, por edhe që të martohen për herë të dytë.
Kanë qenë mediat turke të cilat kanë shkruar se aktori Ozcan Deniz apo siç ne e njohim ndryshe si “Kahraman” i ka propozuar për martesë bashkëshortes së tij për herë të dytë.
Ende nuk dihet data se kur çifti e ka lënë për të celebruar dashurinë e tyre për herë të dytë.
Gjatë kësaj periudhe pandemie Deniz dhe Aktan janë karantinuar bashkë në shtëpinë e tyre dhe kanë festuan si një familje ditëlindjen e djalit të tyre.
Para një viti është raportuar se çifti kaloi një krizë dhe po shkonte drejt divorcit dhe shkaku ka qenë se Feyza Aktan harxhonte shumë para.
Edhe pse kishin 20 vite diferencë, Ozcan dhe Feyza treguan se dashuria mbizotëron mbi gjithçka dhe lidhën kurorë.