Fifi në karierrën e saj përveç baladave të ndjera për publikun, në repertor ka edhe disa këngë ku ka preferuar që të “thumbojë” koleget e saj, sipas së cilës bëjnë muzikë fallco.
Disa nga koleget, të cilat këto deklarata i kanë marrë personale kanë qenë Tayna dhe Rina.
Në emisione të ndryshme dhe rrjete sociale ato shpeshherë i kanë kthyer përgjigje njëra-tjetrës në distancë me thumbime të ndryshme, por kohëve të fundit marrëdhëniet janë përmirësuar ndjeshëm, të paktën mes Rinës dhe Fifit.
Këngëtarja shpërndau e para këngën e Rinës, duke hedhur poshtë mosmarrëveshjet, ndërsa tani reperja po i kthen nderin.
Në "Instastory" ajo ka publikuar këngën më të re të Fifit “Akoma”.
Pranë videos ju ka kërkuar fansave që ta dëgjojnë këngën e re dhe madje i ka uruar suksese Fifit duke e etiketuar atë.