Edhe pse ata të dy nuk reagojnë, fjalët flasin se Seldi dhe Mimoza Shkodra I kanë dhënë fund fejesës së tyre. Burime pranë tyre kanë treguar se ky lajm është i vërtetë dhe dyshja janë ndarë përfundimisht pa asnjë shpresë ribashkimi. Madje edhe fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si ata janë duke e përjetuar situatën. Pak ditë më parë Seldi publikoi një foto ku shfaqej i mërzitur dhe duket se ndarja e ka lënduar. Ndërsa një foto e publikuar së fundmi nga Mimoza tregon të kundërtën. Këngëtarja shfaqet shumë e buzëqeshur për të treguar se e ka lënë pas të shkuarën e hidhur duke hapur një kapitull të ri në jetën e saj.