Ku ka zë, nuk është pa gjë thotë populli...
Blogerja e famshme Armina Mevlani dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet me të komentuar në Shqipëri. Prej vitesh ata kanë një lidhje të konsoliduar ku bashkëjetojnë dhe janë të fejuar.
E pyetur për hapa të mëtejshme si martesa apo ardhja në jetë e një fëmije, Armina ka dhënë gjithnjë përgjigje mjaft të përgjithshme. E pyetur për hapa të mëtejshme si martesa apo ardhja në jetë e një fëmije, Armina ka dhënë gjithnjë përgjigje mjaft të përgjithshme, ama jo rrallë herë është përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme, mirëpo kohët e fundit pa patur shumë zëra se ajo dhe Shkëlzeni do të martohen së shpejti.
Pikërisht kjo deklaratë e Arminës ka ardhur menjëherë pas thashetheme se blogerja e njohur është në pritje të ëmbël. Mirëpo nga një video e postuar në Instagram nga regjisorja Vera Grabocka, nëpërmjet të cilës na njeh me të ftuarit që ishin “Në kurthin e Piter Pan” , janë ngritur përsëri dyshimet për një shtatzëni të mundshme.
Në videon në fjalë, regjisorja Grabocka duket teksa i flet blogeres së njohur për qëndrimin në karrige dhe ndonëse videos i mungon audio, duket se Armina është e shqetësuar në lidhje me pjesën e barkut që duket disi më i rrumbullakosur se zakonisht.