Ilda Bejleri padyshim është një nga gazetaret sportive me karrierën më të gjatë në televizion,si dhe një imazh shumë i rëndësishëm i kompanisë “DigitAlb”.
Ditën e djeshme në media u përfol se Ilda Bejleri do të largohej nga “Digitalb” pas 11 vitesh karrierë.
Lajmi nuk është konfirmuar akoma nga vetë gazetarja, por në postimet e saj në Instagram duket se po i shijon në maksimum ditët e saj luksoze në Mykonos e cila është prej disa ditësh atje, ku dhe ka ndarë me adhuruesit e saj foto dhe video të ndryshme të cilat janë për t’upasur zili.
Me sa duket, Ilda nuk po e vret mendjen fare për këto lajme, për arsye se së fundmi ajo ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet mjaft sexy në një pishinë.
“Kam nevojë për njerëz të rinj që më urrejnë, të vjetrit më janë kthyer në fansa”- ka shkruar ajo krahas videos e cila duket mjaft tërheqëse.