INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lajmeve të ndarjes nga bashkëshorti reagon Inva Mula: “Janë të pavërtetë, ja përse u përhapën” [VIDEO]

Pas lajmeve të ndarjes nga bashkëshorti reagon Inva Mula: “Janë të pavërtetë, ja përse u përhapën” [VIDEO]

Publikuar më: 08:28 19-07-2019

Inva Mula është një ndër soprano më të famshme në të gjithë botën e cila përfaqëson e denjë Shqipërinë në festival të ndryshme duke na bërë të ndihemi krenar për të.

Para disa ditësh, ka qarkulluar një lajm ku thuhet se Inva Mula është ndarë nga bashkëshorti I saj, por së fundmi sopranoja e njohur ka dhënë një intervistë për emisionin “I Ftuari”, i cili transmetohet në ekranin e “A2”.

Inva ka folur për projektet e saj të reja, karrierën dhe në fund për lajmet e ndarjes nga bashkëshorti i saj.

Sopranoja është pyetur edhe në lidhje me lajmin që ka qarkulluar prej disa ditësh, e cila tregoi se ai nuk është aspak i vërtetë dhe është shpërndarë me tendencë.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar.

Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google” gjen shpesh lajme për ndarjen time.

Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”- është shprehur Inva Mula.

Por si reagoi Inva Mula, pasi mësoi lajmin?

“Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde”- është shprehur sopranoja.

Pse ky lajm për Inva Mulën?

“Për mua është një antireklamë për festivalin. Unë nuk do të thosha se kam armiq. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe njerëz me smirë, të cilët nuk duan që Inva të jetë në aktivitet artistik, të lërë pushimet, të vijë këtu, të punojë në këtë vapë të madhe, në këtë pluhur të madh, të punojë dhe të sjellë 120 artistë, të financojë, të marrë njerëz të ri.
Nuk paska interes për një gjë të tillë, por paska interes të nxirret një lajm i paqenë në një moment dhe t’i bien ndesh pikërisht aktivitetit artistik. Ky është fenomeni që mua më ka prekur, pasi lajmi ka gjithë kohës që jam ndarë dhe kush e dëshiron këtë nuk e di.
Unë kam marr në telefon kryeredaktorin e gazetës që publikoi e para lajmin dhe i kërkova të bëjnë kërkime në burimin e kësaj gënjeshtre. I kërkova dhe ta përgënjeshtrojnë”- është shprehur me detaje Inva.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658