Mesa duket në familjen e Kylie Jenner dhe Travis Scott ka rënë sërish qetësia.
Në shtypin rozë para pak muajsh u diskutua në mënyrë të vrullshme, se modelja e kishte zënë reperin mat duke e tradhtuar, madje duke i treguar edhe prova.
Më pas vendimi i Scott për të anuluar disa nga koncertet në turin e tij, u shpjeguan me faktin se ai duhej të qëndronte pranë familjes në këto kohë të vështira.
Dhe sot, në ditëlindjen e reperit Kylie Jenner i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve për një tradhti me një dedikim emocionues, madje duke i kërkuar reperit që të bëjnë një bebush tjetër të vogël:
“Të të shihja ty të evoluosh në partnerin, shokun, djalin dhe babain që je sot ka qenë kaq emocionuese për mua. Shoku më i mirë i jetës time dhe i dashuri im të përmbledhura të gjitha në një. Të dua dhe jam shumë krenare për ty. Gëzuar ditëlindjen. Le të bëjmë një bebe tjetër...” – ishin fjalët e Kylie, që kanë shkaktuar shumë reagime pozitive, por duke dhënë edhe lajmin e madh për një bebush tjetër.