Jo shumë ditë më parë qarkulloi lajmi në media se Rezarta Shkurta ishte shtatzënë.
Thashethemet lindën pasi Rezarta publikoi një video ku tregonte se festat këtë vit erdhën më herët në familjen e saj si dhe tregoi hapur dëshirën e vajzës e vogëlushes Hera era, që me bindje të plotë tashmë i kërkonte prindërve një vëlla ose një motër, por ata nuk ishin gati!
Të gjitha aludimet për këtë shtatëzani Rezarta i hodhi poshtë nëpërmjet një postimi në Instagram:
"Lajm i rremë! Nuk guxon njeriu të vërë bark se e bëjnë shtatzënë. Nuk do i kisha dhënë rëndësi këtyre lajmeve, por duke marrë shkas se po më urojnë shumë miq, ju them: nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndërmend të jem. Thjesht jam shëndoshur", ka shkruar ajo!
E megjithatë duket se shpejt Rezartës “I ka kaluar inati” dhe ka ndarë me ndjekësit disa postime mjaft të ëmbla, ku u ka treguar të gjithëve dhuratën e saj më të shtrenjtë, vajzën e saj të vogël, Herën.