Ish- missi dhe moderatorja shqiptare Almeda Abazi para disa ditësh dha lajmin e gëzueshëm që është shtatzënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman po presin fëmijën e tyre të parë dhe e kanë ndarë me publikun lajmin e bukur.
Ish-Missi i Shqipërisë u shpreh se, ndihet shumë e lumtur që Zoti do t’i bekojë me një fëmijë.
Mbrëmjen e djeshmë Almeda është fotografuar së bashku me bashkëshortin e saj Tolgahan teksa shëtisnin rrugëve të Stambollit, edhe pse të maskuar me kapuç,ata janë pikasur nga gazetarët dhe nuk u janë shmangur dot pyetjeve të tyre.
E pyetur nga gazetarët nëse është e vertëtë që ata kanë blerë një vilë të re, aktorja i’u është përgjigjur:’Po është e vertetë’.