Zidane ka dhënë dorëheqje dhe sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më trajneri i Real Madridit.
Zizu tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për ndryshime, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si viteve të fundit dhe se është momenti të bëhen ndryshime për të gjithë, edhe për lojtarët.
Menjëherë pas largimit të Zidanes, e përditshmja spanjolle “AS” ka publikuar kandidaturat e mundshme për të marrë drejtimin e Real Madridit.
Arsene Wenger, Mauricio Pochetino, Antonio Conte, Joachim Low, Max Allegri dhe Diego Simeone janë kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar Zidanin.