Olsi Bylyku, ose siç njihet ndryshe me emrin e personazhit të tij Kimikati ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e ‘Portokalli’. Duke mos kursyer falenderimet për programin që i hapi dyert, ai ka konfirmuar se tashmë nis një projekt të ri artistik së bashku me kolegët e tij Bes Kallakun dhe Erion Isain.
Ai ishte i ftuar në “Trokit” në IN Tv dhe u shpreh se nga Portokalli u largua i mërzitur sepse e donte shumë si program, por mes dy palëve s’ka patur asnjë hatërmbetje. E siç duket Olsi ka vetëm fjalë të mira për spektaklin. Në një foto të postuar nga Florjan Binaj në Instagram, Kimikati i ka uruar suksese atij dhe ish-kolegëve e të njejtën gjë ka bërë edhe Flori.