IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Pas largimit nga PORTOKALLI, KIMIKATI bën veprimin e rrezikshëm, por shihni si e tall Bes Kallaku [FOTO]

Pas largimit nga PORTOKALLI, KIMIKATI bën veprimin e rrezikshëm, por shihni si e tall Bes Kallaku [FOTO]

Publikuar më: 18:29 20-08-2018

Ditët e fundit është shkruar gjatë në media për largimin nga “Portokalli” të Olsi Bylykut, i njohur ndryshe me emrin e personazhit të tij kryesor, Kimikatit. Para pak ditësh, aktori ka sqaruar publikisht largimin e tij nga shoë i humorit duke shprehur mirënjohje dhe falenderime për të gjithë stafin e “Portokalli”-së dhe miqtë që bëri gjatë kohës që punoi në Top Channel. Kimikati u shpreh se po largohej i përlotur nga ky program por nuk ka dhënë një arsye konkrete përse.

Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale ku publikon foto e video të ndryshme për fansat e tij dhe e fundit është nga hedhja e tij me parashutë në Llogara, një veprim që jo të gjithë do e bënin.

Por sigurisht që nuk mund të mos komentonte miku i tij i mirë, Bes Kallaku i cili në kuadër të shakasë i ka thënë: “Zbrit he lkur se po të shti naj njoni për laraskë”. 

nnni.jpg

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033221244812012