Rezart Veleshnja, pas shumë vitesh si pjesë e "Portokalli", këtë sezon nuk u shfaq si pjesë e programit të humorit, teksa më pas njoftoi edhe largimin e tij. Sot, i ftuar në "Një gotë Rose" me Rozana Radin, aktori i njohur, ndër të tjera, bëri me dije edhe programin e ri ku do ta shohim dhe do jetë pikërisht në MCN TV. Veleshnja zbuloi se do jetë pjesë e "Xhadave", teksa sipas tij do të ketë një pjesë shumë të mirë aty, me kërkesë të autorit të emisionit, duke dhënë edhe një ide e rolit që do të luajë.