INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas largimit nga Shqipëria, Hueyda El Saied kujton ata që e kanë tradhtuar[FOTO]

Pas largimit nga Shqipëria, Hueyda El Saied kujton ata që e kanë tradhtuar[FOTO]

Publikuar më: 09:57 13-12-2017

Hueyda El Saied u largua para disa ditësh nga Shqipëria me vendimin e hidhur për ndarjen nga bashkëshorti.

Këtë mëngjes ajo është zgjuar nën tingujt e nostalgjisë duke kujtuar ata që nuk jetojnë më.

Huyeda po ashtu na ka premtuar se viti 2018 do të jetë viti i saj dhe do të na surprizojë.

“Është ora 7 e mëngjesit e ndërsa pres me padurim të dëgjoj zërin më me jetë për mua në këtë botë i cili si çdo mëngjes do të më thotë : «Mami eja, u zgjova unë.», por prej disa minutash nuk rresht së kujtuari ata që më kanë «tradhëtuar» (me të dashurën «Zonjën Vdekje»). Dhimbja është aq e madhe sa mund të qaj tërë mëngjesin e drekën bashkë, por zëri melodioz i Gabrielit të sapo zgjuar me dikton që do të bëja më mirë t’i kushtoja vëmendje atyre që kisha ende prane... Ata që adhuroj, që i dua, familjes sime, miqëve (familja që unë kam zgjedhur të kem), ata që vërtet nuk i shoh çdo ditë, por që e dimë sa shumë e duam njëri-tjetrin... Jeta është shumë delikate, koha vrapon dhe çdo minutë është shumë i vyer, ndaj dua ta jetoj kohën e mbetur plot dashuri. Dua t’ju dua ashtu siç e ndjej që më duan aktualisht...

Mezi po pres që të mbaroj 2017-ta. 2018 do te jetë viti im, e di”, shkruan Hueyda El Saied në profilin e saj në facebook këtë mëngjes.

aer_yq54_234.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832