Pasi e hoqën nga puna, këngëtari shqiptar u largua nga Shqipëria për t’u vendosur në Itali. Kujtojmë që ai pak kohë më parë u bë temë debatesh nga palët politike për shkak të pozicionit që mbante.
Klajdi Musabelliu ishte punësuar si specialist në Agjencinë e Burimeve Natyrore, ndërsa tashmë është larguar jashtë vendit, pas shkarkimit nga puna.
Këngëtari është zhvendosur në Itali dhe duket i është rikthyer profesionit të tij si këngëtar. Në postimin e tij të fundit në Facebook, Musabelliu shfaqet duke performuar në një nga lokalet e natës në Itali.