Pas largimit nga Top Channel, Anjeza Majën e kemi parë të angazhuar në spektaklin e kërcimit “Dance With me” në TV Klan. Por ajo është rrëfyer së fundmi se ku do e shohim pas largimit nga emisioni “Në shtëpinë tonë” dhe me siguri as që nuk e keni imagjinuar.
Duke folur për revistën ‘Class’ ka treguar se ka në dorë një projekt të ri i cili do ta bëjë pjesë të stafit kryeministror.
“Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale.”- ka rrëfyer moderatorja për projektin të cilin mbetet ta mësojmë së shpejti.