Largimi i saj nga Top Channel bëri goxha bujë në media.
Ndërkohë largimi si duket u shoqërua me pasoja sepse thuhet se televizioni vendosi të hedhë në gjyq ish moderatoren e ‘Pasdite në Top Channel’ , Jonida Shehu, për prishje imazhi. Ndërkohë vetë Jonida sot e ka thyer heshtjen teksa ka postuar këtë foto në makinë, ku theksi i vëmëndjes është vënë tek buzët e kuqe. “Buzët e kuqe nuk duan t’ia dinë për motin gri”, shkruan Jonida e cila duket sikur ka një mesazh të nënkuptuar për ‘Top Channel’.