INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas largimit të Harry-t dhe Meghan, pallati mbretëror organizon mbledhjen urgjente

Pas largimit të Harry-t dhe Meghan, pallati mbretëror organizon mbledhjen urgjente

Publikuar më: 17:05 11-01-2020

Vendimi i Meghan dhe Harry-t për t’u tërhequr nga detyrat e familjes mbretërore dhe për t’u larguar drejt Amerikës së Veriut, ka shkaktuar shumë zhurmë në pallatin mbretëror. Së fundmi raportohet se Mbretëresha Elizabeth ka kërkuar një mbledhje urgjente.

Në mbledhje morën pjesë Princi Charles, Princi William, sekretarë privatë të mbretëreshës dhe vetë Harry.

Meghan nuk ishte prezente pasi është nisur drejt Kanadasë për t’u kujdesur për djalin e saj.

Arsyeja e mbledhjes ishte lehtësimi i krizës dhe arritja e një marrëveshje të re për Harry-n dhe Meghan.

Kujtojmë se flitet që çifti hoqi dorë pasi ndiheshin të mënjanuar nga familja, megjithatë ata vetë janë shprehur se duan të jenë të pavarur financiarisht.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219