INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas largimit të Melisës nga 'Për’puthen', reagon ish-konkurrenti: 'Më mirë kështu, sesa kur të plaste bomba!'

Pas largimit të Melisës nga 'Për’puthen', reagon ish-konkurrenti: 'Më mirë kështu, sesa kur të plaste bomba!'

Publikuar më: 18:30 08-02-2021

Deklarata e Melisës në “Për’puthen Prime”, ku konkurrentja kërkoi në studio largimin e saj nga emisioni, solli reagimin e një prej ish-pjesëmarrësve, Erjon Geca.

Melisa tregoi se kishte një ngarkesë emocionale për shkak të sulmeve të shumta të konkurrentëve me njëri-tjetrin, ndaj kishte disa javë që kërkonte të largohej. Ajo u shpreh se nuk e shihte asnjërin prej meshkujve konkurrentë si partnerin e ardhshëm të jetës.

Përmes dy postimeve në Instagram Story, Geca shkruan:

“Domethënë paskan bërë efekt akuzat e njerëzve. Drejtësia dhe pastrimi po bëhet pavarësisht se jo me arsyen e vërtetë po hajde më, po i marr si të tilla. Por më mirë kështu sesa kur të plaste bomba. Presim dhe pastrimin e radhës, ka prapë e dini ju. Me lezet me lezet po pranohen skandalet dhe po kthehen si gjëra të bukura duke thënë uaaa sa bukur nëse na dalin të vërteta. Ehhh çdo gjë për klikime u bë dhe tani bëhet çdo gjë për të mos dalë të vërtetat që prishin imazhin e produksionit. Por prapë fallciteti dhe gënjestrta do vazhdojnë… se klikimet duhen”.

  WhatsApp-Image-2021-02-07-at-10.28.13-PM-1-300x650.jpg

WhatsApp-Image-2021-02-07-at-10.28.12-PM-300x650.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057